KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Forcat ajrore amerikane lëshojnë bombë mbi Afganistan
Forcat ajrore amerikane, lëshojnë bombë, mbi Afganistan, nena e te gjitha bombave, shba

Forcat ajrore amerikane lëshojnë bombë mbi Afganistan

Forcat ajrore amerikane kryen një sulm ndaj terroristëve të Shtetit Islamik në rajonin Afgan Nangarhar, ndërsa gjatë sulmit është përdorur bomba GBU-43 e cila eshte bomba më e fuqishme jobërthamore. Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se sulmi u realizua me avionin bombardues MC-130. Sulmi vuri në shënjestër një kompleks tunelesh të Shtetit Islamik. Forcat amerikane me këtë sulm synuan t’u shkaktojnë terroristëve nje dëm sa më të madh duke ulur rreziqet para pjesës tokësore të operacionit. Urdhrin për kryerjen e sulmit me bombën më të fuqishme ekzistuese që kanë në zotërim Shtetet e Bashkuara e dha komandanti amerikan në Afganistan Xhon Nikolson. Bomba GBU-43 është e njohur edhe me emrin Nëna e të gjitha bombave Ajo peshon 10 ton dhe është hera parë që forcat amerikane e përdorin këtë bombë në fushëbetejë. Presidenti Donald Tramp tha se ndjehet krenar dhe përgëzoi ushatrakët për punën e suksesshme. Ai pohoi se i kishte dhënë autorizim të plotë ushtrisë dhe lavdëroi krerët e forcave të armatosura për misionin.

Sicred