KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Forbs, Majkëll Xhordan sportisti më i pasur në botë
Forbs, Majkëll Xhordan sportisti më i pasur në botë

Forbs, Majkëll Xhordan sportisti më i pasur në botë

Revista e famshme Forbs ka publikuar së fundmi listën e sportistëve më të pasur në botë, duke përfshirë të gjitha sportet. Këtu janë edhe sportistë të cilët e kanë lënë sportin, por që me imazhin e tyre, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e sponsorëve të ndryshëm.
Listën e kryeson basketbollisti amerikan, Majkëll Xhordan, me 1.7 miliardë dollarë, që gjatë karrierën së tij 15-vjeçare në NBA, ka përfituar çdo vit 93 milion dollarë nga paga që merrte. Ndërsa tani merr 100 milionë në vit vetëm nga firma Nike. Kjo e fundit do të përfitojë nga çdo produkt të saj që do të veshë Xhordan, rreth 4.500 miliardë dollarë deri në vitin 2020.
Pas tij në vend të dytë renditet Tajgër Uds, lojtari i golfit me 1 miliardë e 650 milionë dollarë të ardhura.
Nga sporti i futbollit më i paguari mbetet Dejvid Bekamp. Futbollisti anglez, edhe pse nuk luan më, renditet në vend të 9-të me 730 milionë dollarë. Kristiano Ronaldo ndodhet në vendin e 14-të me 620 milionë dollarë, ndërsa Lionel Mesi në të 17-in me 520 milionë dollarë.
Sipas Forbs, në përcaktimin e shumës së të ardhurave që përfitojnë sportistët në vit përfshihen, jo vetëm pagat, por edhe të ardhurat nga reklamat, shpërblimet, sponsorët dhe paraqitjet publike që bëjnë ata.

Sicred