KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Forbes: Merkel gruaja më e fuqishme e botës
Forbes: Merkel gruaja më e fuqishme e botës

Forbes: Merkel gruaja më e fuqishme e botës

Revista amerikane “Forbes”, ka bërë renditjen e njerëzve më të fuqishëm në botë për vitin 2017.
Angela Merkel zgjidhet për herë të shtatë si gruaja më e fuqishme në botë. Një ndikim për të marrë vendin e parë në listë, Merkel e vulosi me fitoren e fundit në zgjedhjet federale në shtator të këtij viti, në të cilat siguroi mandatin e saj të katërt. “Forbes” përzgjedh kancelaren gjermane për gruan më të fuqishme në botë, nga gjithsej 12 përzgjedhje sa ka bërë deri më sot.
Vendi i dytë i ka takuar kryeministres britanike, Theresa May, përkundër një viti shumë të vështirë në të cilin partia e saj nuk arriti të marrë shumicën parlamentare në zgjedhjet të cilat u mbajtën në qershor. Qasja e saj ndaj Brexitit, një proces që do të ketë pasoja afatgjata për Britaninë e Madhe dhe pjesën tjetër të Evropës, ka bërë që May përkundër brishtësisë politike të mbetet njëra nga figurat politike botërore.
E treta në listën me 100 gratë më të fuqishme në botë është filantropistja dhe afaristja amerikane Melinda Gates.

Për herë të parë në listën e Forbes për 100 gratë më të fuqishme është radhitur Ivanka Trump, e bija, njëherësh këshilltare e presidentit amerikan Donald Trump.

Sicred