KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Fondi Shqiptar i Zhvillimit për Diasporës diskutohet pa opozitën

Fondi Shqiptar i Zhvillimit për Diasporës diskutohet pa opozitën

Deputetë e opozitës shkuan të gjithë së bashku në komisionin e ekonomisë dhe pavarësisht çështjes në rendin e ditës kryefjalë e tyre ishte lirimi nga arresti shtëpiak i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, dorëheqja e ministri aktual të brendshëm Fatmir Xhafaj dhe diskutimi për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë nga politika dhe ne duhet ta ofrojmë atë” tha deputetja e PD Jonida Tabaku. ” I kërkojmë qeverisë të shikojë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Xhafaj” shtoi ajo.
“Ju doni të na mbyllni dhe gojën? Të mos denoncojmë asgjë?” pyeti deputeti Dashamir Shehi.
Pas largimit të opozitës përveç deputetit të LSI Edmond Haxhinasto vijoi diskutimi i projektligjit për Fondin Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës. Sipas ministrit të diasporës Pandeli Majko ai do të nxisi krijimin e një rrjeti të kapitalit social dhe të filantropisë në diasporë, do të ofrojë një listë projektesh dhe programesh të besueshme që kanë nevojë për financim.
Deputeti i LSI Edmond Haxhinasto tha se duhet të ketë një koncept më të qartë për këtë fond. “Duhet të investojmë më shumë tek diaspora dhe pastaj të presim të na kthehet investimi” tha ai.
Sugjerimet e bëra në komisionin e ekonomisë për këtë projektligj do ti bashkengjitet atij për t’u dikutuar më pas në komisionin përgjegjës.

Sicred