KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Fondet buxhetore të subvencioneve në bujqësi, shtyhet afati i aplikimit
Aplikimet në bujqësi, sot është dita e fundit për të dorëzuar dokumentat shtese

Fondet buxhetore të subvencioneve në bujqësi, shtyhet afati i aplikimit

Është shtyrë me rreth dy javë afati i aplikimit për fondet buxhetore të subvencioneve në bujqësi. Afati fillestar ishte data 31 maj, por burime pranë Ministrisë së Bujqësisë bënë të ditur se ky afat tashmë do jetë 16 qershori. Kjo shtyrje bëhet në mënyrë që t’u lihet më shumë kohë fermerëve dhe blegtorëve që të paraqesin në mënyrë sa më të plotë dokumentacionin e duhur për të përfituar nga fondi prej 1.6 miliarde lekesh i programit kombetar për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Aplikimet paraqiten ne zyrat rajonale bujqësore, dhe projektet fituese do të përzgjidhen në bazë të hartës së rajonizimit të miratuar nga ministria. Kriteret kryesore konkurruese kanë një total prej 100 pikësh, ku përkatësia gjinore vlerësohet me 1 pikë dhe mosha e aplikantit me 4 pikë, duke u dhënë prioritet aplikanteve femra si dhe të rinjve.
E njëjta gjë vlen edhe për aplikimet për grantet e investimit që përfitohen nga projekti Sared, i financuar nga Gjermania dhe Danimarka. Afati për aplikim është shtyrë për në datën 15 qershor, nga data 31 maj që ishte fillimisht. Burime pranë këtij projekti bënë të ditur se arsyeja e shtyrjes së afatit është mosaplikimi në kohë i një numri të konsiderueshëm fermerësh.
Kjo është thirrja e katërt e këtij projekti, i cili mbështet fermerët, agropërpunuesit dhe agrobizneset që prodhojnë, grumbullojnë, apo përpunojnë produkte që lidhen me frutat dhe arrorët, ripërtypësit e vegjël si dhe bimët mjekësore dhe ato medicinale në zona të vendit të cilat konsiderohen të pafavorizuara.

Sicred