KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FMN për ekonominë botërore
FMN, për ekonominë, botërore

FMN për ekonominë botërore

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se, rimëkëmbja aktuale e ekonomisë globale mund të mos zgjasë, pavarësisht rritjes së aktivitetit në të gjitha vendet perëndimore, me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar. Në 10-vjetorin e nisjes së krizës financiare, FMN-ja njoftoi se ekziston rreziku që qeveritë në botë të krijojnë një ndjesi të rreme sigurie, për shkak të bumit në tregje, ndaj dhe politikbërësit duhet të mos flenë mbi dafina. Sipas FMN-së, zhvillimet pozitive krijojnë besim, por nëse shihet situata në detaje, rimëkëmbja ekonomike globale mund të mos jetë e përballueshme. Në një raport të FMN-së shkruhet se, jo të gjitha vendet po marrin pjesë në rritjen ekonomike, inflacioni shpesh injorohet, pagat vazhdojnë të kenë rritje të dobët, ndërsa kuadri afatmesëm është zhgënjyes në shumë pjesë të botës. Ekonomitë kryesore në botë, si SHBA, Kina, Japonia e të tjera, sipas FMN-së kanë shënuar rritje, por duhet të kenë kujdes që t’i ruajnë ato. Kina pritet të kalohet nga India, si ekonomia me rritjen më të shpejtë në vitin 2018.

Sicred