KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » FMN pro “luftës” ndaj Euros

FMN pro “luftës” ndaj Euros

Fondi Monetar Ndërkombëtar mbështet paketën e masave të Bankës së Shqipërisë për nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare, lekut në ekonomi. Në raportin e fundit për Shqipërinë, FMN pozicionohet në krah të autoriteteve shqiptare dhe vlerëson se ulja e varësisë nga euro apo e thënë ndryshe “deeurozimi” do të forcojë edhe më tej efektshmerinë e politikave monetare të Bankës Qëndrore, si dhe do të kufizojë rreziqet që burojnë nga huadhënia në valutë. Në raport shkruhet se kreditë dhe depozitat në euro përbëjnë më shumë se 50 përqind të totalit nivel ky që për FMN është i lartë dhe dëmton efektshmërinë e politikës monetare. Megjithatë, ekspertët e FMN-së këshillojnë autoritetet që procesi i “deuroizimit” të ekonomisë të bëhet gradualisht në mënyrë që të shmangen rreziqet në një ekonomi ku informaliteti mbetet një shqetësim i madh. Në muajin shkurt Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi tre masat e para të paketës që synon të frenoje përdorimin e euros në ekonominë shqiptare. Paketa për “deeuroizimin” hyn në fuqi nga 1 qershori dhe pritet të pasurohet me masa të tjera nga Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Sicred