KRYEFAQJA » LAJME » FMN mbërrin në Tiranë
FMN mbërrin në Tiranë

FMN mbërrin në Tiranë

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur këtë të marte në Tiranë, për takimet e rradhës me autoritetet shqiptare. Përfaqësuesit e FMN-së e kanë nisur vizitën zyrtare të Janarit me ministrin e financave, në një takim mëngjesi me zëvëndës ministrin Ervin Mete dhe drejtorët e departamentit fiskal. Takimet e sotme të misionit të FMN janë në nivel ekspertësh ndërkohë që referuar axhendës, nesër pritet të mbahen takimet e shefes së misionit Anita Tuladhar me ministrin e financave Arben Ahmetaj. Burime nga ky dikaster bëjnë të ditur se në qendër të diskutimeve kanë qënë zhvilimet e fundit ekonomike në vend, si dhe drafti i faljes së detyrimeve.Veç ministrisë së financave, axhenda e misionit të FMN-së parashikon takime të tjera me drejtuesit më të lartë të institucioneve financiare në vend, si ministria e ekonomisë, Banka e Shqipërisë, apo Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Ekspertët e FMN parashikohet të qëndrojnë në Tiranë për rreth dy javë, e në fund të qëndrimit të tyre pritet konferenca e përhershme për shtyp në ministrinë e financave.