KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FMN: Lufta tregtare do zvogëloje rritjen ekonomike globale

FMN: Lufta tregtare do zvogëloje rritjen ekonomike globale

Lufta tregtare mes SHBA, Kinës dhe BE duket se do të ketë ndikimin e saj negativ edhe në rritjen ekonomisë globale. Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se lufta tregtare në rritje mes SHBA, Kinës dhe BE do të dëmtojë seriozisht rritjen globale ekonomike.“Ndikimi që mund të ketë në PBB-në botërore, nën skenarët aktualë të masave të marra, është në nivelin e 0,5% të rritjes ekonomike globale”, deklaroi shefja e FMN-së, Christine Lagarde në një takim të ministrave të Financave të G20-ës, që po zhvillohet në Buenos Aires. FMN ka përllogaritur të gjithë skenarët që vijnë që nga vendosja amerikane e tarifave për metalet deri te kundërpërgjigjja kineze dhe europiane ndaj këtyre tarifave. “Për pasojë, rritja deri në 2020 do të zvogëlohet me 0,5%, thënë ndryshe 430 miliardë dollarë”, theksoi Lagarde.

Sicred