KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » FMN hedh dritë mbi taksën e re mbi pronën

FMN hedh dritë mbi taksën e re mbi pronën

Qeveria ka të paktën dy vite konsultime me fondin monetar ndërkombëtar për vendosjen e taksës mbi pronën sipas vlerës reale të tregut. Por në raportin e fundit FMN hodhi dritë mbi disa detaje të kësaj takse të re e cila pritet të fuqizohet në fund të këtij viti. Sipas Fondit Monetar taksa mbi pronën do të aplikohet fillimisht në katër nga qarqet më të mëdha në vend, konkretisht Tiranë, Durrës, Korçë dhe Fier sipas një sistemi që bazohet në vlerën reale të pronës. Por pavarësisht kësaj, raporti nuk detajon se si do të llogaritej taksa e re. Tvsh ka arritur të sigurojë një korrespodencë mes fondit monetar ndërkombëtar dhe Ministrisë së Financave. Sipas FMN-së, vlera e taksës mbi pronën duhet të jetë nga një minimum prej 0.075% të vlerës deri në maksimumin prej 0.15% të vlerës së pronës. Në dokument fondi monetar i parashtron financave edhe tre shembuj tipik të barrës së kësaj takse. Si rast te pare, Fmn sjell vlerën e një banese private, 130 metër katror në Tiranë, me sipërfaqe trualli 500 metër katror. Nga llogaritë rezulton se taksa mbi këtë pronë arrin 226 euro në vit, apo rreth 32 mijë lekë të reja në vit. Ndërkohë që për një apartament 65 m katror në Tiranë, në një ndeëtesë me 10 kate me nga 4 apartamente secila, vlera e taksës së re llogaritet 49 euro në vit, apo rreth 7 mijë lekë të reja në vit. Ndërsa për një fermë mesatare 1.3 ha fatura vjetore e takses përmes vlerës së tregut llogaritet 21 euro në vit, apo 3 mijë lekë të reja në vit. Nuk dihet nëse Ministria do ti miratojë këto propozime apo do të ketë të tjera, por burime nga financat thanë se drafti është në fazë hartimi dhe pritet të kalojë në muajin Shtator për miratim.

Sicred