KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » FMN sugjeron uljen e peshës së euros në ekonomi

FMN sugjeron uljen e peshës së euros në ekonomi

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se mbi 53% e depozitave në sistemin bankar janë në monedhen europiane, ndërkohë që prezenca e euros forcohet më shumë tek portofoli i kredisë. Aktualisht mbi 60% e kredive janë dhënë në monedhën e përbashkët europiane.

Nga ana tjetër monedha e huaj dominon edhe në borxhin e qeverisë. Sipas shifrave të ministrisë së financave 49% e borxhit publik është në monedhë të huaj, ku peshën më të madhe e mban euro.

Por si përkthehet kjo presencë e lartë e euros mbi ecurinë e ekonomisë?

Në një studim të posaçëm për Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se kostot nga përdorimi i lartë i euros në vendin tonë arrijnë vlerën e 45 milionë eurove çdo vit. Studimi i FMN-së përllogarit se monedha europiane zë 35% të përdorimit në qarkullimin monetar në Shqipëri, duke sjellë humbje të mëdha të fitimit të Bankës Qëndrore. Fondi Monetar analizon se euroizimi krijon edhe kosto të tjera në ekonomi. Sipas studimit, bankat nuk kanë bërë asnjë analizë që merr në konsideratë goditjet e dyfishta që mund të vijnë nga kursi i këmbimit dhe normat e interesit. Nga ana tjetër, për familjet, nuk ka asnjë studim për rrezikun e nënçmimit të kursit të këmbimit në aftësinë paguese të huamarrësit. FMN e liston Shqipërinë mes vendeve me nivel mjaft të lartë të përdorimit të një monedhë tjetër në rajon ndaj këshillon autoritetet të marrin masa për të ulur përdorimin e euros në ekonomi.

Sicred