KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fluturimet për SHBA, ndalohen paisjet elektronike
Fluturimet për SHBA, ndalohen paisjet elektronike

Fluturimet për SHBA, ndalohen paisjet elektronike

Shtetet e Bashkuara pritet të ndalojnë udhëtarët në fluturimet direkte nga Lindja e Mesme për në shtetet e Afrikës Veriore, të mbajnë në bord pajisje të mëdha elektronike. Ky ndalim, i cili hyn në fuqi më 21 mars, është njoftuar në një deklaratë të kompanisë ajrore “Rojal Jordanian”. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se kjo ndalesë do të aplikohet vetëm për fluturimet direkte për në SHBA nga 10 aeroportet në 8 shtetet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore. Ata nuk kanë përmendur se për cilat shtete bëhet fjalë. “Rojal Jordanian” ka thënë se telefonët dhe pajisjet mjekësore pritet që të mos përfshihen në këtë ndalesë. Por pajisjet e tjera, duhet të futen në bagazh. Kjo ndalesë është e lidhur me kërcënimin që paraqet Al-Kaida në Gadishullin Arabik, i cili ka qenë i përfshirë në sulmet e para në avionët që ishtin nisur drejt SHBA-së.

Sicred