KRYEFAQJA » LAJME » Fluksi i lartë hyrje-daljesh në pikat e kalimit të kontrollit kufitar

Fluksi i lartë hyrje-daljesh në pikat e kalimit të kontrollit kufitar

Në pikat kryesore kufitare të jugut këto ditë ka fluks hyrje-daljesh, por pa radhë të gjata e në qetësi. Është fluks normal fundjave. Rreth 7800 shtetas kanë hyrë e kanë dalë nga pikat kufitare të Kakavijës, Tre Urave dhe Sopikut. Ku më shumë ka hyrje qoftë të shtetasve shqiptarë e qoftë të huaj në vendin tonë, rreth 4800 vetë. Po punohet në 3 sportele për dalje, dhe 3 në hyrje.

Ndërsa në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, ku gjenden po ashtu 6 sportele për hyrje-daljet gjatë 24-orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë 3500 persona dhe kanë dalë në drejtim të Greqisë nga kjo pikë kufitare 2960 shtetas. Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Korçë gjatë muajit korrik kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikave të kalimit kufitar të juglindjes 60123 shtetas të huaj.Sipas të njëjtave burime, numrin më të madh të hyrjeve të shtetasve të huaj, gjatë korrikut e ka shënuar pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës me 48118 shtetas. Në muajin Gusht gjithnjë sipas zyrës së shtypit ky numër pritet të jetë më i madh, në veçanti në pikën e kalimit kufitar që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, ndaj dhe për këtë Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, ka shtuar numrin e sporteleve. Nga ana e policisë vendore të kufirit, ka patur takime bilaterale me homologët maqedonas dhe grekë, me qëllim shtimin e sporteleve në hyrje dhe dalje edhe nga ana e tyre.

Sicred