KRYEFAQJA » LAJME » Fluks vizitash në spitalin e Kukësit dhe Gjirokastrës
Fluks vizitash në spitalin e Kukësit dhe Gjirokastrës

Fluks vizitash në spitalin e Kukësit dhe Gjirokastrës

Ditët e para të vitit të ri janë shoqëruar një rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat në qytetin e Kukësit. Në spitalin rajonal të këtij qyteti paraqiten 35 raste në ditë me komplikacione të zakonshme të gripit. Mjeku pediatër Nikolin Martini sqaron se edhe pse ka një rritje të rasteve, situata konsiderohet normale, ndërsa u bën apel prindërve të tregojnë kujdes në përdorimin e medikamenteve. “Nuk kemi pasur viroza me kompikacjone, pra është një situatë normale për këto ditë që flasim. Kryesisht janë viroza që prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes, pa prekur mushkrinë. Natyrisht ne këshillojmë kujdesin ndaj temperaturës.” Ndërsa në qytetin e Gjirokastrës edhe pse nuk ka shtim të rasteve të fëmijëve apo të rritur me viroza, urgjenca e këtij qyteti vijon të jetë e mbingarkaur. Drejtori i spitalit, mjeku Roland Karalli, shpjegon se kjo situatë krijohet pasi pacjentët neglizhojnë vizitat te mjeku i familjes duke ju drejtuar menjëherë urgjencës edhe në ato raste kur nuk është e nevojshme. Aktualisht në repartin e urgjencës në spitalin rajonal të gjirokastrës kryhen rreth 70 vizita mjekësore ne ditë pjesa më e madhe e të cilave diagnostikohen me virozat e stinës.

Sicred