KRYEFAQJA » LAJME » Fluks në doganën e Morinit
https://youtu.be/cSNWP2Recu4

Fluks në doganën e Morinit

Në doganën e Morinit, e cila është nyja kyçe e lidhjes së Kosovës me Shqipërinë, vazhdon të ket fluks të dendur të lëvizjes. Efektivë të policisë kufitare që shërbejnë në spotelet e kontrollit tregojnë se pas orës 04.00 të mëngjesit, duke qenë fundjavë, fluksi bëhet aq i dendur sa tejkalon mundësitë e personelit aktual. Aty punohet me gjashtë sportele, ndërsa ditë të tjera me më pak, por rradha e mjeteve shkon në dy km duke shkaktuar nervozizëm te udhëtarët, ndonëse e mirkuptojnë këtë situatë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se kanë pritur në rradhë nga 30 minuta deri në dy orë dhe i kërkojnë qeverisë shqiptare të bëjë diçka në këtë aspekt.

Gati të gjithë personat e pyetur tregojnë se udhëtojnë për pushime në bregdet ndërsa si detinacion kryesor kanë Sarandën, Durrësin, Vlorën e kështu me rradhë. Ata shprehen të kënaqur me kushtet që ofron Shqipërina për infrastrukturën e plazheve, akomodimin dhe deri te çmimet.

Në doganën e Morinit, vetëm në mëngjesin e sotëm deri në orën 08.00 kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 11.500 persona me rreth 3.600 autovetura e dhjetra autobuzë.

Sicred