KRYEFAQJA » LAJME » Fluks lëvizjesh në Kapshticë
Situatë normale në Doganën e kapshticës

Fluks lëvizjesh në Kapshticë

Në këto ditë të festës së pashkëve në stacionin kufitar të Kakavijes po regjistrohet një fluks i lartë lëvizjeje,teksa ndërsa bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kthehen për të festuar në vendlindje. Sipas statistikave të publikuara nga policia kufitarë gjatë 24 oreve të fundit në tokën shqiptare kanë hyrë reth 5 100 persona dhe 1 200 automjete. Emigrantët nuk kanë ndeshur rradhë të gjatë pritje në sportelet e kontrollit të dokumentave.

Ndërkohë i konsiderueshëm ka qenë edhe fluksi i lëvizjes në drejtim të tokës greke. Gjatë ditës së sportelet e dalsjes së doganës së kakavijes u regjistruan rreth 3 mijë persona.

Policia kufitare e kakavijes po bashkëpunon me palën greke për shmangien e radhëve të pritjes në doganat respektive. Gjatë kësaj jave kanë udhëtuar në të dyja anët e kufirit reth 45 mijë persona.

 

Sicred