KRYEFAQJA » LAJME » Fluks kërkesash në çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit

Fluks kërkesash në çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit

Ndonëse regjistrimet për në çerdhet publike të kryeqytetit janë mbyllur që në muajin qershor, fluksi i kërkesave vijon ende. Drejtoresha e qendrës ekonomike të zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve thotë se u është dhënë prioritet disa kategorive, ndërkohë që mbështetur mbi një studim të Bashkisë së Tiranës do të hapen edhe insitucione publike të reja parashkollore. “Përsa i përket fluksit të madh të kërkesave që ka qënë shumfish më i madh se vitet e tjera me të drejtë, dhe ky është edhe opinioni i qytetarëve që iu kemi dhënë prioritet atyre që kanë më shumë nevojë për këtë shërbim, që kanë qënë fëmijë nga familje në nevojë, fëmijë me nevoja të veçanta apo fëmijë të prindërve me nevoja të veçanta dhe fëmijë që i kanë prindërit të punësuar. Ne e kemi shumë të rëndësishme që të garantojmë cilësinë e shërbimeve dhe jemi të vetëdijshëm që nuk mund të plotësojmë të gjithë kërkesat për këtë shërbim. Janë planifikuar për dy vitet në vazhdim ndërtimi i 10 institucioneve të reja, çerdhe apo kopshte të integruara në një ndërtesë”. Dy çerdhe të reja, njëra në komunën e parisit dhe tjetra në njësinë 4 do të hapen së shpejti infrakstruktura e përmirësuar por edhe menuja që ofrohen në institucionet publike duket se janë ndër faktorët që i kanë shtyrë prindërit t’i drejtohen kopshteve e çerdheve publike. “Është menu që ruan kalorazhin e duhur por që i ka dhënë prioritet duke ulur sasinë e karbohidrateve dhe ka rritur sasinë e proteinave, të frutave, perimeve të qumështit dhe të kosit” theksoi më tej Drejtoresha e QEZHEF Zhaneta Beqiri. Nga ana tjetër kuotat që paguhet për çdo fëmijë në çerdhe është 130 lekë në ditë dhe 160 lekë në ditë për fëmijët që frekuentojnë kopshtin.

Sicred