KRYEFAQJA » LAJME » Fluks kalimesh në Doganën e Morinës
Fluks kalimesh në Doganën e Morinës

Fluks kalimesh në Doganën e Morinës

Fluksi i lëvizjes së mjeteve në doganën e Morinit sa vjen e rritet, sidomos në fundjavë. Lehtësimi i procedurave në Pikën e Kalimit të Kufirit e bën më komod udhëtimin nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas Deri në orën 08 të mëngjesit të sotëm ka hyrë në Shqipëri më shumë se 1.200 automjete me rreth 3.500 persona. Një pjesë e tyre udhëtojnë për pushime të fundjavës, të tjerë për punët e tyre të biznesit e kështu me rradhë.  Ndërkohë punimet që po bëhen në një prej korsive për ndërtimin e terminalit krijon vonesa për automjetet e transportit të mallrave. Madje duke qenë se administrata e doganës ponon vetëm në orët e ditës, dhjetera kamionë të ngarkuar presin në rradhë në të dyja anët e kufirit. Jashtë kameras, kamionistët ankohen për faktin se pritja në rradhë për skanër apo procedura të tjera dëmton mallin e ngarkuar, kryesisht fruta, perime apo produkte të caktuara ushqimore.

Sicred