KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Florida, Nikolas Kruz mund të dënohet me vdekje

Florida, Nikolas Kruz mund të dënohet me vdekje

19-vjeçari Nikolas Kruz, i cili pranoi sulmin e ndërmarrë në shkollën e mesme Marxhori Stoneman Douglas në Parkland të Floridas, duke u marrë jetën 17 personave, mund të dënohet me vdekje. Prokurorët amerikanë do të kërkojnë dënim me vdejkje për Kruz, i cili u kishte thënë policëve se kishte shtënë me armë ndaj studentëve. Sipas prokurorëve krimi mizor dhe i urryer ishte kryer në një mënyrë të ftohtë, të llogaritur dhe të paramenduar, pa lënë shteg për ndonjë justifikim moral apo ligjor, bëhet e ditur në pretencën e prokurorisë. Ndërkohë, avokatët që përfaqësojnë Kruzin janë shprehur se ai do ta deklarojë veten fajtorë nëse nuk merret në konsideratë dënimi me vdekje. “Nuk po themi se nuk është fajtor, por nuk mund të pranojë fajësinë para gjykatës në një kohë që dënimi me vdekje është një opsion” u shpreh një prej avokatëve të tij.

Sicred