Reporteri për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein ka deklaruar të martën në Tiranë se nuk do të negociojë lidhur me protestën që po zhvillon opozita e djathtë para selisë së qeverisë. “Protesta duket e qetë.Vendi i çdo force politike është në parlament.Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj” tha zoti Fleckenstein para takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Më parë ai u takua me ambasadorin amerikan Lu dhe ambasadoren e BE Vllahutin.
