KRYEFAQJA » LAJME » Fleckenstein: “Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë”
Fleckenstein: "Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë tani"

Fleckenstein: “Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë”

Raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein deklaroi se pret që Këshilli i Europës të dali me një rekomandim të qartë për hapjen e negociatave për Shqipërinë. “Jemi në pritje të raportit të Komisioni” tha para gazetarëve në Tiranë zoti Fleckenstein. “Takimi i Sofjes duhet të dalë me elemente tepër konkrete. Do të presim në qershor takimin e Këshillit Evropian dhe shpresojmë të dalim me një rekomandim të qartë. Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë tani” tha ai.
Konferenca e shtypit e raportuesit të BE për Shqipërinë po mbahej ndërsa opozita e bashkuar shqiptare po mbante protestën e saj të mosbindjen civile. “Nuk dua ta komentoj rastin, por askush nuk duhet të kalojë në ate dhune” tha zoti Fleckenstein. “Por mesa dëgjova këto ditë, protesta ka pasur efektin e saj, pasi kanë dalë disa ide të reja për këtë çështje. Qeveria jo gjithmonë ka zgjidhjen e duhur. Nevojitet që ndonjëherë populli t’i tregojë qeverisë se ka limite” shtoi Raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein”.  Ai kujtoi takimin me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe  tha se “Nuk mendoj një demonstratë do të ndikojë në një raport. Protesta është pjesë e demokracisë, duhet të jenë të mundura “. Por zoti Fleckenstein nënvizoi se “Në vendin tim nuk do të guxoja ndaloja asnjëherë trafikun se qytetarët e mi do të më vrisnin”.

Sicred