KRYEFAQJA » LAJME » Fleckenstein: Nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë, negociatat mund të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018
Fleckenstein: Nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë, negociatat mund të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018

Fleckenstein: Nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë, negociatat mund të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka theksuar se mesazhi i tij gjatë vizitës së tij në Shqipëri ishte se nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë lidhur me çeljen e negociatave me BE. “Ky ishte mesazhi që përcolla në Shqipëri si raporter i Parlamentit Europian” shkruan zoti Fleckenstein në rrjetin social Fejsbuk. “Nëse vendi do të vazhdojë me reformat negociatat mund të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018. Shqiptarët shpresojnë dhe e meritojnë atë. Çelja e negociatave nis me një proçes shumë-vjeçar të afrimit. Koha e negociatave varet nga implementimi i shumë reformave, por njerëzit do të shikojnë: Ne në BE duam të bëjmë progres. Është një rrugë e vështirë, por BE do të ndihmojë!” shkruan zoti Fleckenstein.

Sicred