KRYEFAQJA » LAJME » Fleckenstein: Dëshëroj që negociatat me Shqipërinë të çelen gjysmën e parë të vitit tjetër, por ajo duhet të vazhdojë reformat

Fleckenstein: Dëshëroj që negociatat me Shqipërinë të çelen gjysmën e parë të vitit tjetër, por ajo duhet të vazhdojë reformat

Ka shumë mundësi që vendimi i Brukselit zyrtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë të merret në muajin mars dhe në qershor të nisë procesi. Lajmi është dhënë në Tiranë nga reporteri për Shqipërinë Knut Flackenstein gjatë një konference për shtyp, pas takimeve me presidentin Meta, kreun e parlamentit Ruçi dhe kreun e opozitës Basha. “Përgjegjësia për marrjen e vendimit për çeljen e negociata është e Këshillit dhe jo e Parlamentit Europian. Unë dëshiroj të konfirmoj se në PE do të vazhdojmë të inkurajojmë Komisionin Europian apo Këshillin në mënyrë që negociatat me Shqipërinë të çelen gjysmën e parë të vitit tjetër” tha zoti Flackenstein. “Gjithmonë, nëse Shqipëria vazhdon me reformat vendimi do të merret në muajin mars dhe në qershor do të nisë” shtoi ai.
I pyetur nëse BE ka kushte të reja për Shqipërinë dhe si vlerësohet lufta e autoriteteve shqiptare ndaj kanabisit, zoti Fleckenstein tha se nuk shikon ndonjë kusht shtesë. “Ne gjithnjë kemi folur në lidhje me zgjedhjet dhe 5 prioritetet kyçe dhe faktin se ato duhet të zbatohen. Nuk do të ishte e drejtë të kishte kushte të tjera shtesë apo të shtoheshin kushte të tjera për çeljen e negociatave” tha ai.
Lidhur me çështjen e përhapjes së mbjelljes së kanabisit zoti Fleckenstein tha se do të presim raportin e Gruardia e di Finanza që ka kryer fluturime mbi Shqipëri, i cili do të tregojë se cila është situata në vend. Ai pranoi se çështja është serioze, por shtoi se “…ajo që duam të shikojmë ne është jo vetëm vullneti i mirë sa i përket kësaj çështje, por edhe që vërtetë do të bëhet punë për të pasur një situatë më të mirë në të ardhmen”.
I pyetur në konferencë se a i ka kerkuar Brukseli Shqipërisë të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë?zoti Fleckenstein tha: “Nuk e di në fakt, ne të gjithëve gjithnjë na kërkohet që ti shpejtojmë edhe ti rrisim përpjekjet tona për të pasur marrëdhënie të mira me fqinjët dhe ndoshta ky është dhe rasti me Shqipërinë dhe Greqinë, ndoshta ka ndodhur dhe kjo gjë” tha ai.

Sicred