KRYEFAQJA » LAJME » Flamurtari përballë Kamzës në javën e shtatë të kampionatit, Duro kërkon tre pikë
Flamurtari përballë Kamzës në javën e shtatë të kampionatit, Duro kërkon tre pikë

Flamurtari përballë Kamzës në javën e shtatë të kampionatit, Duro kërkon tre pikë

Traineri i Flamurtarit Shpëtim Duro ka vlerësuar kundërshtarin, por tashmë sipas tij qëllimi mbetet fitorja. Duro nuk ka dashur ti rikthehet sërish problemeve me gjykimin, që sipas tij kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës vlonjate në tre ndeshjet e fundit, por ka kërkuar që jo vetëm në ndeshjet e Flamurtarit, por në të gjitha takimet gjyqtarët të mos jenë protagonist.
Flamurtari vjen i plotë në këtë ndeshje, pa mungesa, ndërsa formacioni titullar do të vendoset para ndeshjes. Pas tre barazimeve rradhazi në kampionat, tashmë Flamurtari kërkon tre pikët dhe ky është objektivi i skuadrës vlonjate për takimin me Kamzën.
Ndeshja Flamurtari-Kamza luhet ditën e diel në orën 17 në Vlorë, një ndeshje ku ekipi vlonjat pritet të protestojë 15 minuta, për shkak të vendimeve arbitrare. Takim, ky ku të dyja skuadrat vijnë me pikë të barabarta dhe pritet të jetë një ndeshje e luftuar.

Sicred