KRYEFAQJA » LAJME » Flamurtari niset drejt Antalias

Flamurtari niset drejt Antalias

Bushiç dhe tre afrimet e reja në merkaton e janarit shpërthejnë në miqësoren e fundit të Flamurtarit të zhvilluar para nisjes drejt Antalias për fazën përgatitore. Kundërshtarët e Flamurtarit A kanë qenë 19-vjeçarët kuqezinj. Kjo miqësore-testi, i ka shërbyer trajnerit Shpëtim Duro për të parë sidomos lojtarët e ardhur gjatë merkatos së janarit. Në 45 minutat e para trajneri Duro ka aktivizuar lojtarët të cilët kanë qenë pjesë e formacionit kryesor në pjesën e parë të kampionatit. Në 11-she nuk ka qenë asnjë nga lojtarët e afruar në merkaton e dimrit. Me këtë formacion skuadra e Duros i ka mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 0-0. Në pjesën e dytë janë aktivizuar Muarem, Gafur, Nedejlkoviç si dhe Bushiç e Franc Veliu që vinin nga dëmtimet. Pikërisht në këtë fraksion të miqësores Flamurtari ka shpërthyer në gola, dy herë Bushiç, më pas Muarem dhe Gafur, ndërsa një tjetër e ka realizuar Zuka. Për të rinjtë golin e vetyëm e ka realizuar Bena. Flamurtari ka mbyllur tashmë përgatitjet në Vlorë, për t’u zhvendosur prej datës 8 deri në 21 janar në Antalia të Turqisë. Skuadra vlonjate do të zhvillojë aty fazën përgatitore, ndërsa janë parashikuar për t’u luajtur në tokën turke edhe tre ndeshje miqësore.

Sicred