KRYEFAQJA » LAJME » Flamurtari nis përgatitjet për Skënderbeun
flamurtari ne stervitje

Flamurtari nis përgatitjet për Skënderbeun

Flamurtari i është rikthyer përgatitjeve në Vlorë, pas disa ditëve pushimi, pas rikthimit nga faza përgatitore e zhvilluar në Greqi. Vlonjatët tashmë mendjen e kanë tek ndeshja e kampionatit ndaj Skënderbeut, ndërsa aktualisht mbetet vetëm një mungesë që shqetëson dhe ajo e mbrojtësit Franc Veliu. Ai u dëmtua në Greqi dhe duket se do të mungojë disa javë. Trajneri Shpëtim Duro, konfirmon se tashmë ngarkesat vijnë drejt uljes dhe vëmendja shkon tek ndeshja e parë e kampionatit, pikërisht ajo në Korçë ndaj Skënderbeut. Duke konfirmuar mungesën e Veliut për disa javë, Duro thekson se zgjidhja do të gjendet. Ndërsa shpreson që sezonin futbollistik ta nisë me një rezultat pozitiv. Ndryshimet tek Flamurtari kanë qënë të mëdha këtë vit, ndërsa synohet minimalisht pjesëmarrja në kupat e europës.

Sicred