KRYEFAQJA » LAJME » Flamurtari nis përgatitjet për sezonin e ri
Flamurtari, te-rinjte, Flamurtari nis përgatitjet, për sezonin e ri

Flamurtari nis përgatitjet për sezonin e ri

Flamurtari ka nisur zyrtarisht stërvitjen për sezonin e ri futbollistik 2017-2018. E ndarë në dy faza, përgatitja e Flamurtarit do të kryhet në Mavrovë dhe Greqi, ndërsa kthimi në Vlorë, do të bëhet vetëm 10 ditë para fillimit të kampionatit. Gjatë kësaj periudhe janë programuar edhe ndeshje miqësore. Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro ka konfirmuar se merkato e skuadrës vlonjate mund të cilësohet e mbyllur. Pritet vetëm rikthimi i Danilo Alvesh, i cili do t’i bashkohet skuadrës në 26 korrik. Përsa i përket grupit që ka në dispozicion Duro thekson se është i kënaqur, ndërsa objektivi për sezonin e ri mbetet paraqitja e një Flamurtari sa më konkurrues. Flamurtari për sezonin e ri futbollistik do të ketë një skuadër të re, pasi janë larguar thuajse të gjithë lojtarët e mëparshëm dhe gjatë periudhës së merkatos janë afruar shumë lojtarë të rinj. Ata tashmë janë vënë nën urdhërat e trajnerit Duro dhe kanë nisur stërvitjen.

Sicred