KRYEFAQJA » LAJME » Flamurtari nis fazën e dytë përgatitore
Flamurtari, Flamurtari mund të dënohet, me -6 pikë

Flamurtari nis fazën e dytë përgatitore

Faza përgatitore e Flamurtarit pas Maqedonisë zhvendoset drejt Greqisë për një tjetër periudhë dy javore. Pas 15 ditësh në Mavrovë, me tre ndeshje miqësore të luajtura, nga të cilat dy u fituan dhe një u humb, Flamurtari ka vendosur të vijojë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik sërish jashtë Shqipërisë duke zgjedhur kampingun e zonës së Verias në  Greqi. Flamurtari do të qëndrojë për gati dy javë në shtetin grek, aty ku janë programuar edhe tre takime të tjera miqësore me skuadra të vendit fqinj. Ndërkohë skuara drejt Greqisë nuk ka udhëtuar e plotë, pasi mungon dyshja e ardhur nga Besëlidhja Camarra dhe Sidibe, të cilët nuk janë pajisur ende me vizë greke, teksa dy lojtarët në fjalë do të jenë pranë skuadrës vetëm ditën e martë. Po kështu edhe afrimi i fundit në këtë merkato vere, sulmuesi nga Mali, 18 vjeçari Ibrahim Tungara nuk do të jetë me skuadrën në fazë përgatitore. Ai do të zhvillojë përgatitjet në mënyrë individuale, si dhe me skuadrën e të rinjve të Flamurtarit deri në rikthimin e ekipit të parë nga Greqia. Ndërkohë në Vlorë tashmë e quajnë të mbyllur merkaton e Flamurtarit, pra nuk do të ketë afrime të tjera. Konfirmimin e ka bërë vetë trajneri Shpëtim Duro i cili ka theksuar se nuk do të ketë afrime të tjera tek Flamurtari. Sipas tij kjo do të jetë skuadra e sezonit të ardhshëm. Përsa I përket objektivave të Flamurtrait të ri për sezonin  ardhshëm, janë pjesëmarrja në kupat e europës, një veprimtari që I mungon Vlorës prej tre vitesh rradhazi.

Sicred