KRYEFAQJA » LAJME » Flamurtari, klubi vendos të paguajë gjobën

Flamurtari, klubi vendos të paguajë gjobën

Flamurtari do të luajë me tifozë në ndeshjen me Skënderbeun. Lajmi konfirmohet nga vetë klubi vlonjat, që bën me dije se pas uljes së dënimit nga komisioni i apelit nga 4 në dy ndeshje pa tifozë ka vendosur ta konvertojë në gjobë dënimin që ka mbetur. Kështuqë në ndeshjen ndaj Skënderbeut tifozët vlonjatë do të kenë mundësi ta ndjekin skuadrën e tyre nga shkallët e stadiumit Flamurtari. Në këto kushte, ndërsa një ndeshje, atë ndaj Kukësit, e cila u mbyll në barazim 1-1, Flamurtari e luajti pa tifozë, për ndeshjen e dytë, atë ndaj Skënderbeut, klubi ka vendosur të paguajë gjobën prej 500 mijë lekë, duke rikthyer tifozët në ndeshjen me Skënderbeun. Kjo sfidë, sipas kalendarit do të luhet në datën 15 nëntor në orën 17.00. Ky është konfiurmimi zyrtar nga vete klubi i Flamurtarit. Ndërkohë që referuar daljes para mediave, lojtarët e Flamurtarit, nuk duken të jenë profesionistë ashtu si në fushën e lojës. Ndërsa ishte përcaktuar ora 13.00 e së enjtes për të dalë para mediave, një prej lojtarëve të ekipit vlonjat dhe pikërisht mesfushori Pollozhani, ky I fundit ka evituar daljen para mediave, një veprim që nuk tregon aspak profesionalizimin e një lojtari që luan prej vitesh në nivel të lartë, në kampionatin shqiptar apo atë maqedonas. Pavarsisht faktit se po bëjnë mirë në fushë, lojtarët e skuadrës vlonjate, nuk respektojnë mediat dhe veprimi i fundit tregon mungesen e korrektësisë dhe profesionalizimit të tyre.

Sicred