KRYEFAQJA » LAJME » Flamurtari kërkon përforcime në janar

Flamurtari kërkon përforcime në janar

Ecuria e mirë e deritanishme në kampionat e Flamurtarit sjell kërkesa për përforcime cilësore në merkaton e janarit. Emri i parë lidhet me maqedonasin Muarem, që aktualisht luan në rradhët e Aktobe skuadër e kampionatit të Kazakistanit, ndërsa deri në sezonin e kaluar ka qenë te skuadra e Qarabag, ku luan edhe Ansi Agolli. Në karrierën e tij mesfushori ka luajtur edhe në kampionatin maqedonas dhe në atë turk. Muarem i mbaron kontrata në muajin dhjetor dhe klubi vlonjat ka nisur kontaktet me vetë futbollistin, e teksa pritet që ai të përforcimi i parë në janar. Bisedimet me Flamurtarin janë konfirmuar edhe nga vete lojtari që përveç aktivizimit me skuadrat kombëtare të moshave të Maqedonise ka luajtur edhe 7 ndeshje me kombëtaren A. Një emër tjetër në merkaton e Flamurtarit është edhe ai i Adrian Cuculit, i njohur në kampionatin shqiptar pas aktivizimit te Partizani. Futbollisti u kërkua nga trajneri Duro edhe në muajin korrik por pengesë u bë kontrata e tij me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës ku edhe aktivizohet. Burime nga klubi vlonjat kanë saktësuar se kontaktet kanë qenë intensive por për momentin nuk ka ende një marrëveshje me lojtarin. Pritet që ky i fundit të gjejë një zgjidhje me klubin aktual sa i përket kontrates por në Vlorë janë të bindur se Cuculi do të vishet kuq e zi në janar. Ndërsa përsa i përket largimeve, Ivan Jakovjelviç është edhe më i munduri për të lënë Vlorën. Serbit me pasaportë kroate i mbaron kontrata në fund të dhjetorit dhe aktualisht nuk ka patur asnjë lëvizje për rinovim. Edhe mesfushori Haxhi Neziraj, i cili ka luajtur shume pak, pothuajse vetëm në kupë, në janar mund të kërkojë një tjetër destinacion.

Sicred