KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Flaka olimpike mbërrin në Seul
Flaka olimpike mbërrin në Seul

Flaka olimpike mbërrin në Seul

Mijëra njerëz kanë përshëndetur flakën olimpike që ka mbërritur në Seul. Pishtari do të qëndrojë aty disa ditë përpara se të mbërrijë në Pjongçeng në prag të fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohen aty. Drejtuesit e këtij aktiviteti kanë marrë frymë lirisht që kur Koreja e Veriut konfirmoi pjesëmarrjen e saj, duke u hequr shqetësimet për shkak të sigurisë fqinjëve jugorë. Veriu ka rënë dakord të dërgojë një numër të papërcaktuar atletësh në Olimpiadë, të cilët pritet të shoqërohen nga një delegacion i nivelit të lartë, mbështetës, vëzhgues dhe një trupë arti.
Flaka mbahej nga kampioni i Koresë së Jugut, në patinazhin artistik, Park. Ai është një nga më shumë se 600 pishtarë që marrin pjesë në një udhëtim të gjatë prej 103 kilometrash që do të bëhen rreth kryeqytetit deri të martën. Pishtari është dërguar edhe në disa qendra të rëndësishme historike të Seulit. Flaka mbërriti më pas në sheshin Guangamun, ku Li, kreu i Komitetit Organizativ Olimpik Pyeongchang, tha gjatë ceremonisë se këto Lojëra do të ishin më të mëdhatë e organizuara ndonjëherë në Dimër me pjesëmarrjen e më shumë se 90 vendeve duke përfshirë edhe Korenë e Veriut.

Sicred