KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fjalimi i Trump në Davos
Fjalimi i Trump në Davos

Fjalimi i Trump në Davos

Presidenti amerikan Donald Trump u tha liderëve botërorë pjesëmarrës në samitin ekonomik të Davosit se ai gjithmonë do ta vendosë vendin e tij të parin kur vjen fjala për tregtinë, por kjo nuk nënkupton një amerikë të vetme. – SHBA-të janë të hapura për biznes, – u shpreh ai këtë të premte. Zoti Tramp gjtihashtu vlerësoi arritjet ekonomike gjatë vitit të tij të parë në detyre, përfshi edhe heqjen e taksës së korporatës dhe përmirësimin e nivelit të papunësiosë, dhe theksoi se SHBA-të ishin më tërheqëse se kurrë ndaj investimeve të huaja, duke u bërë thirrje investitorqëve të huaj që të çojnë paratë dhe bizneset e tyre në amerikë. “Jam këtu të jap një mesazh të thjeshtë.Nuk ka patur ndonjë kohë më të mirë për të punësuar, ndërtuar, investuar dhe zhvilluar në Shtetet e Bashkuara. Amerika është e hapur për biznes dhe ne jemi sërish konkurrues.” Por Tramp sulmoi praktikat grabtiqare të tregtisë, ndërsa kërkoi një sistem ndërkombëtar tregtie të reformuar i cili duhet të jetë i ndershëm dhe reciprok. Presidenti Trampakuzoi vendet të paidentifikuara për praktika të pandershme, përfshi edhe vjedhjen masive të pronës intelektuale. “Ne mbështesim tregtinë e lirë, por ajo duhet të jetë e ndershme dhe receprikoe. Sepse në fund të fundit, tregtia e pandershme na minon ne të gjithëve. SHBA-të nuk do të mbyllin më sytë kundrejt praktikave ekonomike të pandershme, përfshi vjedhjen masive të pronës intelektuale, subvencionet industriale, planifikimin e përhapur ekonomik të drejtuar nga shteti. Këto dhe sjellje të tjera grabitqare po deformojnë tregjet botërore. “Në kohën që Presidenti Tramp po mbante fjalimin e tij në Davos, në SHBA u publikuan edhe shifrat e rritjes ekonomike të vendit, të cilat treguan një ngadalësim të kësaj rritjeje nga 3.2 përqind në 2.5 përqind në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas. Kjo tregon se rritja ekonomike për vitin 20017 ishte 2.3 përqind nga 1.5 përqind që ishte në vitin 2016. Megjithëse me rritje në krahasim me 2016, shifra ishte poshtë nivelit 3 përqind të synuar nga presidenti. Ndërkohë disa nga të pranishmit në sallën ku presidenti foli reaguan në mënyrë negative kur ai sulmoi mediat dhe i akuzoi ato për lajme të rreme. “Si një biznesmen kam qenë trajtuar shumë mirë nga shtypi. Por kjo nuk ndodhi kur u bëra politikan, kohë në të cilën kuptova se sa i keq, i poshtër dhe i rremë mund të jetë shtypi.”

Sicred