KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vizita në Mianmar/ Papa shmang termin “Rohinxha”

Vizita në Mianmar/ Papa shmang termin “Rohinxha”

Në një fjalim të mbajtur në Mianmar, pas takimit me lideren de fakto të atij vendi, Papa Françesku ka kërkuar që të respektohen të gjitha grupet etnike, por pa iu referuar specifikisht komunitetit të Muslimanëve Rohinxha. Por megjithëse pa bërë një referencë të drejtpërdrejtë për Rohinxhat, fjalimi i Attit të shenjtë u fokusua në mbrojtjen e të drejtave të grupeve etnike. – E ardhmja e Minamarit duhet të jetë paqja, një paqe e bazuar mbi respektin për dinjitetin dhe të drejtat e çdo grupi etnik, respektin për shtetin e së drejtës dhe respektin për një rend demokratik që mundëson që çdo individ dhe grup, pa përjashtuar askënd, të ofrojë kontributin për të mirën e përbashkët, – u shpreh ai në fjalimin e mbajtur në kryeqytetin e Miamarit. Grupet e të drejtave të njeriut i kishin bëri thirrje më parë Atit të Shenjtë ta përdorte termin Rohnixha në mbështetje të atij komuniteti. Megjithatë, kisha katolike në Mianmarit i sugjeroi Papës se termi do të shkaktonte vështirësi për katolikët. Miamari, ose Burma siç quhet ndryshe, është akuzuar për spastrim etnik ndaj komunitetit musliman të Rohinxhave, 620 mijë anëtarë të të cilit janë larguar nga vendlindja e tyre, krahina e Arakanit, për në shtetin fqinjë të Bangladeshit që nga muaji gusht i këtij viti. Qeveria e Mianmarit e mohon termin Rohinxha, duke theksuar se rohinxhat janë imigratë të paligjshëm nga Bangladeshi dhe nuk duhet të konsiderohen si grup etnik.

Sicred