KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fjalimi i Kryeministrit të Maqedonisë Zaev, në Parlamentin Evropian
Fjalimi i Kryeministrit të Maqedonisë Zaev, në Parlamentin Evropian

Fjalimi i Kryeministrit të Maqedonisë Zaev, në Parlamentin Evropian

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka mbajtur këtë të enjte një fjalim në Parlamentin Evropian. Para eurodeputetëve, të cilëve iu drejtua me gjuhën e tij amtare, Zaev tha se tha se vendi i tij ndodhet në një udhëkryq të madh për të ardhmen. Përmes marrëveshjes me Greqinë, maqedonia do të quhet republika e maqedonisë veriore por me gjuhë dhe identeit të garantuar, tha ai.

– “E dimë se është mundësi që vjen vetëm njëherë. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi, pasi është biletë për në BE, u shpreh zaev në lidhje me marrëveshjen, e cila do të votohet në referendumin e 30 shtatorit.”

Kryeministri maqedonas, gjithashtu u shpreh i vetëdijshëm që përparimi i bërë nuk është i mjaftueshëm, por gjithashtu su zotua se qeveria e tij do të bëjë cështë e mundur për të arritur standardet e Europës. – E dimë se kemi rrugë të gjatë, por mikpritja e juaj na jep fuqi që të vazhdojmë me axhendën tonë reformuese – theksoi ai. Marrëveshjen e Prespës me Greqinë kryeministri maqedonas e ka konsideruar si kompromis për të ecur përpara, duke shtuar se vendi i tij ka tashmë mundësinë të ecë përpara dhe të harrojë të kaluarën. Sips tij, në të gjitha sondazhet e realizuar së fundmi në Maqedoni, qytetarët janë shprehur pro anëtarësimit të vendit në NATO dhe në Bashkimin Europian.