KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fitorja e botërorit nga Franca nuk rrit popullaritetin e Makronit
Fitorja e botërorit nga Franca nuk rrit popullaritetin e Makronit

Fitorja e botërorit nga Franca nuk rrit popullaritetin e Makronit

Presidenti i Francës Emanuel Macron nuk arrin të rrisë nivlein e opinionit pozitiv në popull ndaj tij. Madje në rritjen e popullaritetit ndaj tij nuk ka dhënë ndikim as botërori, ku skuadra franceze u shpall fituese. Fitorja e bluve në botëror pati një ndikim lehtësisht pozitiv mbi konsumin në Francë, por nga ana tjetër presidenti Emmanuel Macron nuk arriti dot të përfitonte dhe popullariteti i tij ka rënë në nivelet më të ulëta, sipas një sondazhi të publikuar sot nga BVA-ja. Presidenti i Republikës arrin nivelin e tij më të ulët të popullaritetit në barometrin BVA të realizuar në korrik për median “Orange”, RTL dhe “La Tribune”. Më shumë se gjysma e personave të marrë në pyetje (51%) vlerëson se ky yll i ri në fanellën e Bluve do të ketë një impakt pozitiv mbi moralin e tyre dhe mbi nivelin e konsumit në Francë (54%). Megjithatë francezët janë në nivelin e 59% kundër Emmanuel Macron (+6 pikë) dhe vetëm 39% kanë një opinion pozitiv (- 2 pikë), pavarësisht fitores së futbollistëve francezë në Kupën e Botës.

Sicred