Danimarka korri një fitore gati dramatike ndaj Perusë, në takimin e dytë të Grupit C për “Rusi 2018” në “Mordovia Arena” . Në pjesën e parë peruani Kueva humbi një penallti të akorduar nga sistemi VAR, pas dyshimeve të gjyqtarit Gasama nga Gambia. Në pjesën e dytë ndërsa peruanët po përpiqeshin shumë, Polsen shënoi për danezët një gol mjaftë të bukur. Minutat e mëpasme ishin një betejë e vërtete e mes danezëve dhe peruanëve që janë kthyer në botëror pas një mungese 36 vjeçare. Kueva dhe futbollistët e tjerë peruanë u munduan shumë, por pa rezultat.
Me këtë rezultat Danimarka është në vendin e dytë në Grupin C pas Francës me pikë të barabarta 3, por francezët kanë fituar 2-1 me Australinë. Në vend të tretë është Peruja dhe të katërtin Australia të dyja me nga 0 pikë.
RTSH e sollit takimin drejtpërdrejt në RTSH1HD dhe RTSH SPORT, si dhe livestream në www.rtsh.al brenda territorit shqiptar.