KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Firmoset marrëveshja për zbardhjen e materialeve filmike të AQSh me AQF

Firmoset marrëveshja për zbardhjen e materialeve filmike të AQSh me AQF

Është nënshkruar sot në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Marrëveshja për dixhitalizimin e të gjitha materialeve në format filmi të Arkivit Qendror të Shtetit, me Arkivin Qëndror të Filmit. Sipas Drejtorit Ardit Bida, 118 bobina me material të panjohur, do të bëhen tashmë të mundura për t`u studiuar, sipas rregulloreve në fuqi: “Bëhet fjalë për 118 bobina e cila është e gjithë madhësia e matërialit filmik që ka arkivi qëndror i shtetit dhe që janë si material organik në proçesin e degradimit të tyre final. Në ktë kuptim ne sot po shpëtojmë një pjesë të historisë tonë duke dixhitalizuar dhe duke e bërë të aksesueshme sipas ligjit për ata të cilët ligji iu jep akses”. Ndërkohë Arkivi Qëndror i Filmit, i cili është i vetmi institucion që e mundëson këtë proçes, ka tashmë një eksperiencë në bashkëpunime të tilla, Drejtorja e këtij arkivi Elvira Diamanti, fton të gjithë institucionet të bëhen pjesë e ruajtjes së memories institucionale e kombëtare: “Ne kemi shkuar deri në 80% të dixhitalizimit të materialit filmik që ne disponojmë sepse jemi një nga arkivat më të pasura të ballkanit. Përsa i përket institucioneve të tjera pra sikundër ndodh me arkivin e shtetit që ka në bodrumet e tij kto materiale filmike të palexueshme dot për ta sigurisht që ka edhe institucione të tjera. Dhe unë mendoj që pikërisht ktu kjo gjë varet nga ndërgjegjia, nga përgjegjësia dhe nga dëshira e mirë që kanë të gjithë institucionet, të paktën institucionet e shtetit për ti ruajtur këto materiale filmike. Natyrisht që unë e ritheksoj që pronar do të mbeten ata por materialin do ta bëjnë të lexueshëm vetëm tek ne” theksoi drejtoresha e këtij arkivi Elvira Diamanti. Formati i vjetër do t`i rikthehet institucioneve për ruajtje të mëtejshme. Ky proçes, sipas kësaj marrëveshjeje, do të zgjase 6 muaj.

Sicred