KRYEFAQJA » LAJME » Finte, xhonglime dhe gola… vajzat e futbollit sfidojnë meshkujt

Finte, xhonglime dhe gola… vajzat e futbollit sfidojnë meshkujt

Futbolli është konsideruar për mëse një shekull një bastion i meshkujve, por duket se femra po e sfidojnë këtë koncept. Në fakt, debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe të femrave është shtrirë tanimë edhe në fushën e blertë dhe sa vjen edhe bëhet më intensiv. Futbollistet e episodeve që përcjell kjo kronikë kanë shpalosur një potencial të jashtëzakonshëm teknik, që madje shumë meshkuj do ta kishin zili. Futbolli i femrave ka bërë hapa galopantë në shumë drejtime, ndërsa duket se tanimë po rritet edhe niveli i tij cilësor në lojë. Kësisoj, këto vajza u kanë hedhur meshkujve dorashkën e sfidës, ndonëse mbetet ende për t’u parë se kur ato do të jenë në gjendje ta sfidojnë gjininë tjetër si të barabarta.

Sicred