KRYEFAQJA » LAJME » Fino në RTSH: Nëse zgjidhem në krye të FSHF, 24 orë në ditë do t’ja kushtoj futbollit

Fino në RTSH: Nëse zgjidhem në krye të FSHF, 24 orë në ditë do t’ja kushtoj futbollit

Ish kryeministri shqiptar dhe politikani i njohur socialist Bashkim Fino, ka deklaruar kandidaturën e tij për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kandidimin e tij zoti Fino e ka bërë publik në mbrëmjen e së enjtes në “Rubrikën Sportive” në RTSH, emisioni më i vjetër sportiv televiziv në Shqipëri. “Nëse do të zgjidhem në krye të FSHF, do t’ja kushtoj 24 orë futbollit” tha zoti Fino gjatë emisionit. Deklarimin e kandidaturës së tij ai e bëri vetëm pak orë pasi kreu aktual i FSHF Armand Duka bëri publik ambicjen e tij për një mandat të pestë në krye të organizmit që qeveris futbollin shqiptar. Duke përshëndetur këtë rikandidim, zoti Fino ka hedhur dritë rreth projektit të tij për të ndryshuar FSHF, ndërsa është shprehur edhe i gatshëm për debat me kreun aktual të federatës zotit Duka. “Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar që të jem pjesë e sportit. Kjo duke parë edhe aktivizimin tim në aktivitete sportive. Sportin dhe futbollin e njoh mirë, sepse kam ndjekur dhe kam lexuar shumë. …Është momenti që të bëjmë një ndryshim në futbollin shqiptar. Duke krijuar një imazh të futbollit shqiptar” tha ndër të tjera zoti Fino. Propozimin që ai të jetë në krye të FSHF e ka bërë Klubi i Futbollit i Lushnjës, por atij pritet ti bashkangjiten edhe klube të tjerë. Zoti Finoi premtoi se qenia e tij si politikan nuk do të thotë se politika do të implikojë sportin. “Kandidatura ime nuk do të thotë se politika do të fusë duart te sporti” tha ai.

(Visited 113 times, 113 visits today)
Sicred