KRYEFAQJA » LAJME » Fino ve kandidaturën për kreun e FSHF dhe paralajmëron: “Kush tenton manipulimin përballet me drejtësinë!
Fino dorëhiqet nga PS: Dua të evitoj çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme në FSHF

Fino ve kandidaturën për kreun e FSHF dhe paralajmëron: “Kush tenton manipulimin përballet me drejtësinë!

Zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë zjarr menjëherë me prezantimin e kandidaturës së ish kryeministrit dhe politikanit të njohur socialist Bashkim Fino mbrëmjen e së enjtes në “Rubriken Sportive” në RTSH, emisioni më i vjetër sportiv televiziv në Shqipëri.
Ish-kryeministri përbën natyrisht një rival të fortë për presidentin aktual të FSHF Armand Duka, i cili ka vendosur të rikandodojë për një mandat të pestë.
Përpara se të shpaloste programin e tij për të ardhmen e futbollit shqiptar, zoti Fino ka sqaruar një çështje që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Që prej 20 vjetësh anëtar i parlamentit shqiptar, zoti Fino ka bërë të ditur se asnjë ligj nuk e detyron të heqë dorë nga mandati i deputetit, për të kandiduar për kreun e FSHF-së.
Me një elegancë prej politikani, zoti Fino ka zgjedhur të mos sulmojë kundërshtarin e tij, por të përqëndrohet vetëm në programin e tij. Mënyra më e mirë sipas tij për ta bërë sistemin e futbollit shqiptar të funksionojë, është decentralizimi. Ndërkaq propozimi i parë, nëse fiton zgjedhjet, do të jetë kufizimi i mandateve.
Në vëmendjen e Bashkim Finos, kandidat për president i FSHF-së janë edhe shoqatat e paregjistruara nga Gjykata, një situatë e cila ka vënë në alarm stafin e kandidatin për president. Nga 12 shoqata, vetëm njëra është konform rregullave, 8 janë vërtetuar të paregjistruara, ndërsa për 3 të tjerat po bëhen verifikimet. Zoti Fino ka qenë i ashpër në këtë pikë, duke paralajmeruar se kush tenton të manipulojë zgjedhjet do të përballet me drejtësinë.
Kandidati për president i FSHF-së ka përcaktuar gjithashtu edhe prioritetet e punës së tij. Një premtim i bujshëm ka qenë jo vetëm ndërtimi i fushave stërvitore për çdo skuadër, por edhe ndërtimi i 5 stadiumeve të mëdha në 8 vjet.

(Visited 42 times, 42 visits today)
Sicred