KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Finlandë, 1 minutë heshtje për viktimat
Lule, qirinj dhe heshtje në qendër të qytetit finlandez Turku

Finlandë, 1 minutë heshtje për viktimat

Qytetarët finlandez të Turkut u mblodhën në shesh mbrëmë duke vendosur qirinj dhe lule në respekt të viktimave të sulmit terrorist dy ditë më parë. Sipas policisë finlandeze, personi që vrau dy persona dhe plagosi 8 të tjerë kishte hyrë një vit më parë në Finlandë dhe ishte në pritje të marrjes së azilit, 6 nga të plagosurit janë gra dhe kjo ngre dyshimet që femrat ishin objektivi i sulmit me thikë. Ndërkaq policia finlandeze po e heton sulmin si një akt terrorist. I dyshuari, i cili u arrestua pasi u qëllua nga policia është një maroken 18-vjeçar, ndërkohë që janë ndaluar edhe 4 marokenë të tjerë në lidhje me këtë sulm. Dy personat e therur për vdekje ishin finlandezë, ndërsa mes 8 të plagosurit ishin një britanik, suedez dhe italian. Përmes një deklarate, policia u shpreh se sulmi po trajtohej si një akt terroristn ndërsa Ministria e Brendshme bëri me dije se në mbarë vendin janë shtuar masat e sigurisë.

Sicred