KRYEFAQJA » LAJME » “Financial Times” sugjeron: Maqedonia të quhet “Paionia”

“Financial Times” sugjeron: Maqedonia të quhet “Paionia”

Në kohën kur Shkupi dhe Athina përpiqen prej vitesh për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët rreth çështjes së emrit të Maqedonisë, ka ardhur një propozim interesant nga gazeta “Financial Times”. “Për shkak të rëndësisë për t’u arritur stabiliteti në Ballkan, sugjeroj që emri i ri të jetë “Paionia”. “Banorët duhet të jetë shumë krenare me këtë emër, pasi në dallim nga Maqedonia, Paionët kurrë nuk njohën besnikërinë ndaj Mbreti të Madh të Persisë ne shekullin e 5 para eres sone,” shkruan autori i artikullit Malkolm Spenser nga Universiteti i Mançesterit.
Ky emër mund të ishte i pranueshem edhe për shqiptarët, pasi historiografia thekson se paionët ishin një grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit dhe degëve të tij. Ata shtriheshin mes dardanëve, penestëve dhe dasaretëve. Pas sundimit romak, Paionia u nda mes provincave autonome të krijuar nga pushtuesit dhe pushoi se ekzistuari si mbretëri më vete.
Propozimi i ri mund të paraqesë një problem: Ndërkohë që Greqia nuk e pranon Maqedonine me këtë emër sepse kështu është quajtur një provincë e dikurshme e saj, a mund ta pranojë fqinja tjetër, Shqipëria, një emër me të cilin është quajtur një pjesë e viseve ilire?

Sicred