KRYEFAQJA » LAJME » Financat, socialistët bëjnë gati kallëzim penal për Bashën

Financat, socialistët bëjnë gati kallëzim penal për Bashën

Socialistët bëhen gati për të kallzuar penalisht kryetarin e PD Lulzim Basha. Ata mendojnë se skema e financimit të PD është një skemë e pastër e pastrimit të parave
Sekretari i përgjithshëm i PS, kreu i grupit të saj parlamentar Taulant Balla tha të enjten në seancë plenare se nëse prokuroria nuk do të veprojë gjatë ditëve në vazhdim deri të premten, të hënën të majtët do të dorëzojnë kallzimin penal në prokurori. “Skema e përdorur nga PD është tërësisht dhe skema më e pastër e pastrimit të parave. Grupi i PS i bën thirrje prokurorisë se nëse heshtja e saj e pashpjegueshme do të vazhdojë edhe nesër, ne do të jemi detyruar të paraqesim ditën e hënë kallzim për shtetasin Lulzim Xhelal Basha, si i akuzuar direkt për këtë skemë mashtrimi financiar me vulën e PD” tha zoti Balla.
Kreu i PD nuk e vonoi përgjigjen në sallën e seancave plenare. Zoti Basha tha se ky etiketim që socialistët po u bëjnë financave të PD është një përpjekje e maxhorancës për të zbehur debatin e ditëve të fundit se ajo është e përfshirë në afera mafioze dhe korruptive. “Që ky ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave prej vitesh dhe që nuk e mbron dot më as imuniteti parlamentar dhe as fjalimet e stisura në këtë tendë. Mjafton të kishe pyetur drejtorin e policisë se çfarë ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit, zyrtarisht nga prokuroria e Elbasanit në Rumani, por kjo është vetëm maja e aisbergut të zi mbi të cilin je ulur dhe e rrotullon si piryetë për një axhendë të pastër politike” ju drejtua zoti Basha zoti Balla.

Sicred