KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ekonomi, tatimet pritet të bashkohen me doganat
Doganat shqiptare, shqetësim mbeten çmimet e referencës

Ekonomi, tatimet pritet të bashkohen me doganat

Zotimi i socialistëve për të bashkuar administraten tatimore dhe doganore në një të vetme brenda mandatit të parë mbeti një premtim i parealizuar. Por duket se ky projekt është në listën prioritare të këtij mandati. Krahas rikonfigurimit të kabinetit qeveritar në një numër më të vogël ministrish, kryeministri Rama kërkon edhe reduktim të agjensive dhe drejtorive të rëndësishme, sikurse janë edhe ajo e tatimeve me doganat. Ndaj Ministria e Financave ka nisur punën për të finalizuar draftin i cili pritet të marrë jetë menjëherë pas krijimit të qeverisë së re. Burime pranë Ministrisë së Financave i thanë TVSH se kryeministri Edi Rama ka nxitur nisjen sa më shpejt të punës për realizimin e këtij projekti. Ndërkohë grupi i punës në ministri është duke shqyrtuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë. Sipas tyre, bashkimi i dy administratave synon të ul korrupsionin si dhe lehtësojë procedurat për biznesin. Projekti i shkrirjes së tatimeve me doganat në një institucion është një premtim i hershëm i socialistëve, pjesë e programit të parë qeverisës që duhet të ishte realizuar në fund të mandatit të parë.

Sicred