KRYEFAQJA » LAJME » Financat e fushatës, masa ndaj partive që nuk kanë dorëzuar raportin
Raportet financiare të PD, reagon KQZ

Financat e fushatës, masa ndaj partive që nuk kanë dorëzuar raportin

KQZ paralajmëroi se do të penalizojë partitë që nuk kanë dorëzuar ende raportet financiare të fushatës të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit. Sipas këtij komisioni nga 18 parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e këtij viti, pranë KQZ-së e kanë dorëzuar raportin financiar të fushatës zgjedhore vetëm 8 parti politike. Në zbatim të ligjit “Për partitë politike” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë masa administrative për partitë politike të cilat kanë shkelur ligjin, tha zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha.
Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon intensivisht për verifikimin e raporteve të dorëzuara nga partitë politike nëse janë në përputhje me formatin e miratuar nga KQZ. Ligji detyron çdo parti politike që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve
Raportet e dorëzuara pranë KQZ-së, do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së, cec.org.al, brenda muajit tetor. Sipas burimeve nga KQZ zgjedhjet e 25 qershorit kanë kushtuar 6 milionë dollarë.

Sicred