KRYEFAQJA » LAJME » Finalja e Kupes së Shqipërisë, sonte në orën (19:00), direkt në RTSH

Finalja e Kupes së Shqipërisë, sonte në orën (19:00), direkt në RTSH

Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, do të luajtë sonte aktin e saj final, për të përcaktuar se cila do të jetë skuadra që do të bëjë të vetin trofeun e fituar sezonin e shkuar nga Tirana. Në këtë betejë finale, kampionia e sapokurorëzuar, për herë të 8-të, Skënderbeu, do të përballet me specialistët e Kupës, kurbinasit e Laçit, në një betejë që konsiston në shumë kontraste. Nga njëra anë janë korçarët, skuadra që, përtej dritëhijeve për trukime në nivel ndërkombëtar, është ekipi që e ka dominuar plotësisht futbollin shqiptar të 10-vjeçarit të fundit. Por Skënderbeu mbetet një dëshirë e mbetur në tentativë kur vjen fjala për Kupën e Shqipërisë, pasi është mundur në 5 finale, duke e patur akoma një ëndërr këtë trofe. Një ëndërr që shpreson ta bëjë realitet sonte, por përballë është një skuadër si Laçi, që Kupën e ka specialitet të vetën. Për kurbinasit, kjo  e sotmja është finalja e 4-t, teksa kanë triumfuar në dy prej tyre dhe janë mundur në të 3-tën. Edhe finalja e sotme e Kupës së Shqipërisë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 19:00.

Sicred