KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Filmi “SHOK” shfaqet në Akademinë “Marubi”
Filmi "SHOK" shfaqet në Akademinë "Marubi"

Filmi “SHOK” shfaqet në Akademinë “Marubi”

Filmi i shkurtër “SHOK” i cili e çoi emrin e Kosovës në nominimet Oscar, është rishfaqur për publikun në kinemanë e Akademisë “Marubi”. Ka qenë një projeksion i organizuar me rastin e kremtimeve të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ku merrnin pjesë ambasadorë, drejtues institucionesh të cilët përmes filmit “SHOK” jo vetëm kanë shijuar një vepër kinematografike cilësore por edhe kanë reflektuar mbi temën e luftës dhe pasojat e saj. Filmi “SHOK” i cili u nominua për Oscar, ndonëse nuk fitoi është një nga projektet filmike më të vlerësuara nga Kosova. Me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë. Ngjarjet e Filmit vendosen gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

 

Sicred