KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fillon Pelegrinazhi i Haxhit në Mekë
Fillon Pelegrinazhi i Haxhit në Mekë

Fillon Pelegrinazhi i Haxhit në Mekë

Ka filluar pelegrinazhi vjetor islamik i Haxhit në Mekë dhe aty pritet të marrin pjesë miliona njerëz nga e gjithë bota. Haxhi gjashtë-ditor, i cili fillon të dielën, është një nga pesë shtyllat e Islamit, një akt që muslimanët duhet të kryejnë të paktën një herë nëse kanë mjetet për të udhëtuar në Arabinë Saudite. Sipas parimeve të Islamit, të gjithë myslimanët e rritur janë të detyruar që të paktën një herë në jetën e tyre të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer ritet fetare të Haxhit, për aq sa ata janë fizikisht dhe financiarisht në gjendje për ta bërë këtë. Ai që kryen Haxhin, qoftë mashkull apo femër, duhet të mbathë një veshje të bardhë të posaçme, të quajtur ihram, përpara se të hyjë në rrethinat e shenjta të Mekës, brenda të cilave lejohen vetëm muslimanët. Përvec riteve të pelegrinazhit, përmendet edhe sakrifikimi I një kafshe, ose kurbani.

Sicred