KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet për kreun e FSHF, përfundon raundi i parë, udhëheq Duka

Zgjedhjet për kreun e FSHF, përfundon raundi i parë, udhëheq Duka

Armand Duka ka marrë 39 vota, ndërsa rivali i tij Bashkim Fino 22 vota,  4 vota janë të pavlefshme. Kandidati Halaj nuk ka marrë asnjë votë.

Sipas statutit fituesi duhet të marri 2/3 e votave të vlefshme, 44 vota nga 66 anëtarë me të drejtë vote. Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk arrin të sigurojë këtë shumicë të përcaktuar, atëherë zhvillohet një raund i dytë , 24 orë pas atij të parit, midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Nëse zgjedhja e presidentit bëhet në raundin e dytë, aty, kandidati fitues duhet të marrë 50 përqind + 1 votë për t’u zgjedhur president i FSHF.

Sicred