KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fillon ndërtimi i prototipeve të Murit të Meksikës

Fillon ndërtimi i prototipeve të Murit të Meksikës

Qeveria amerikane ka njoftuar fillimin e ndërtimit të tetë prototipeve barrierash për murin me Meksikën, një premtim ky i bërë ngan Presidenti Donald Tramp gjatë fushatës së tij presidenciale. Agjencia e mbrojtjes së kufinjve shpjegoi se katër prototipe do të jenë prej betoni, ndërsa katër të tjera nga materiale alternative. Plani i kësaj agjencie është t’i provojë këto prototipe pranë San Diegos. Zoti Tramp ka premtuar se do të ndërtonte një mur të madh e të bukur mes dy vendee. Me prezencën e shtuar të agjentëve federalë dhe atyre të agjencive lokale të zbatimit të ligjit, punëtorët kanë hapur terrenin në një zonë të rrethuar në Otay Mesa, një prej tre portave hyrëse në rajonin metropolitan San Diego-Tihuana. Prototipet do të jenë dëeri në nëntë metra të lartë dhe po aq të gjatë, dhe pritet të përfundojnë brenda një periudhe 30 ditore. Çdo mur kushton 450 mijë dollarë dhen do të paguhet nga fondet federale. Gjatë fushatës së tij, presidenti amerikan kishte këmbëngulur se ishte Meksika ajo që do të paguante për murin. Ai urdhëroi që muri të fillonte të ndërtohej në janar të këtij viti, megjithëse nuk kishte fondet e duhura për këtë. Senati ka miratuar ndërkohë projektligjin për alokimin e 1.6 miliardë dollarëve për këtë ndërtim. Ndërkohë, prokuroria e Përgjithshme e Kalifornisë po përpiqet ta ndalojnë ndërtimin e murit kufitar. Suipas një padie të paraqitur në një gjykatë federale të San Diegos, qeveria ka tejjkaluar autoritetin e saj pa marrë parasysh rregullat mjedisore dhe ligje të tjera.

Sicred